Lajme

“Rusia synon të ndajë në dysh Ukrainën”

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 27 March 2022

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan “skenari korean” në Ukrainë, pasi nuk arriti të marrë kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime.

Kyrylo Budanov thotë se prioritetet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, janë lindja dhe jugu i Ukrainës, pasi ofensiva e tij ka ngecur në masë të madhe.

Nëse ai është në gjendje të lidhë atë territor, ai thotë se Putini më pas do të përpiqet të krijojë një vijë demarkacioni që ndan atë zonë nga pjesa tjetër e Ukrainës, raporton BBC.

-Advertisement-

Por, Budanov thotë, një nga problemet kryesore të Rusisë është krijimi dhe mirëmbajtja e një korridori tokësor midis lindjes dhe Krimesë. Në rrugën e tij qëndron Mariupoli “i pathyeshëm”.

Në çdo rast, parashikon gjenerali Budanov, ky kuazi-shtet do të ishte i paqëndrueshëm, duke pasur parasysh rezistencën e popullatës vendase.

Lufta në Ukrainë ka nisur me 24 shkurt.

Që nga ajo kohë, në rajone të ndryshme të Ukrainës janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.

Rusia ka arritur të marrë kontrollin mbi disa qytete por e pati të pamundur të thyente kryeqytetin, Kyivin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera