Lajme

Rusia sulmon Ukrainën me bombë 1000 kilogramëshe

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 10 March 2022

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj tashmë edhe ndërtesa banimi dhe spitale. Sipas OBSh-së, që nga fillimi i sulmeve ruse mbi Ukrainën janë sulmuar 18 objekte shëndetësore, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, dje në qendër të qytetit Mariupol është hedhur një bombë ajrore që peshon 1000 kilogramë. Reporteri i Kyiv Independent, Illia Ponomarenko përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter e konfirmoi këtë dhe theksoi se bomba ishte hedhur në mes të një spitali dhe qendre gjinekologjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera