Lajme

Rusia shpall agjente të huaja nëntë media amerikane

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 05 December 2017

Ministria ruse e Drejtësisë klasifikoi sot nëntë media amerikane si “agjente të huaja”, përfshirë radion “Voice of America”, pas dekretimit nga ana e Vladimir Putinit të ligjit që mundëson regjistrimin e mediave me këtë emërtim mjaft të diskutueshëm.

Radiot “Voice of America” dhe ”Radio Free Europe”/”Radio Liberty”, të financuara nga Kongresi amerikan, si dhe shtatë media të tjera që janë të lidhura me to u klasifikuan si “ushtruese të funksioneve të një agjenti të huaj”, sipas një deklaratë të publikuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në fund të nëntorit, presidenti Putin dekretoi një ligj që mundëson klasifikimin e çdo medie ndërkombëtare që ushtron aktivitetin në Rusi nën emërtimin e diskutueshëm “agjent i huaj” me vendim të Ministrisë së Drejtësisë, në përgjigje të kufizimit të bërë ndaj stacionit rus RT për t’u regjistruar nën këtë emërtim në SHBA.

-Advertisement-

Ligji u dënua nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Kremlin, që vlerësoi se çdo media e huaj mund të përshkruhet arbritrarisht si agjente e huaj nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera