Lajme

Rusia rrëzon dy dronë në jug të Moskës

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 29 August 2023

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha mëngjesin e së hënës se ka rrëzuar dy dronë mbi rajonin Tula, në jug të Moskës, por nuk specifikoi kohën apo lokacionin e saktë.

“Mjete ajrore pa pilotë u shkatërruan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore mbi territorin e rajonit Tula”, tha Ministria ruse më 29 gusht. Ajo nuk raportoi për viktima apo dëme.

Më herët, Ministria raportoi se i kishte shkatërruar dy dronë mbrëmjen e 28 gushtit mbi rajonin Belgorod, në kufi me Ukrainën. Nuk u raportua për viktima apo dëme.

-Advertisement-

Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA Novosti, raportoi se aeroportet e Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, i kanë kufizuar fluturimet mëngjesin e së martës.

Kryeqyteti dhe rajonet tjera ruse kanë qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga dronët ukrainas në javët e fundit, pasi Kievi u zotua në fillim të verës do t’i përgjigjet me luftë Rusisë. /REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera