Lajme

Rusia po përpiqet të krijojë krizë globale ushqimore, thotë ministri ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 30 March 2022

Rusia është “qëllimshëm” duke u përpjekur që ta shkatërrojë infrastrukturën akrokulturore.

Ministri ukrainas, Oleh Nemchinov duke vlerësuar kështu ka thënë se duke penguar fushatën e mbjelljeve Moska po provon që të shkaktojë krizë globale ushqimore, raporton AlJazeera, transmeton KlanKosova.tv.

“Rusia nuk po do që t’i mbjellim tokat tona bujqësore që ne kemi në zonat që i kontrollojmë”, është shprehur ai.

-Advertisement-

“Nuk është sekret për askënd që sulmet në depot e naftës që ka kryer Rusia, në fakt janë sulme në fushat e mbjelljes”.

Sipas tij Ukraina është eksportues i drithërave dhe duke prekur këtë segment Rusia ka plan që të shkaktojë “katastrofë humanitare në Afrikën e Veriut dhe në Lindje të Mesme, por edhe anembanë botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera