Lajme

Rusia nuk pranon që Maqedonia ta ndryshojë emrin

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 21 October 2018

Rusia ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do ta pranojë ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Në profilin zyrtar të ambasadës ruse në “Tëitter”, është dërguar një mesazh ku thuhet se e pranojnë Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshojnë.

“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshon qëndrimin e saj”, shkruan në profilin e ambasadës ruse në Shkup.

-Advertisement-

Ndryshe pas dështimit të referendumit për emrin, parlamenti i Maqedonisë vendosi pro ndryshimit të tij. Kjo siç është raportuar do t’ua hap atyre rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera