Lajme

Rusia mohon t’i ketë kërkuar Kinës ndihmë ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 14 March 2022

Rusia mund të marrë kontrollin e plotë të qyteteve të mëdha të Ukrainës dhe ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë pa ndonjë nevojë për ndihmë nga Kina.

Kështu kanë bërë me dije zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ky i fundit për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” tha se trupat ruse mund të marrin “qendrat kryesore të popullsisë nën kontroll të plotë” në Ukrainë.

-Advertisement-

I pyetur nga Reuters në lidhje me komentet e zyrtarëve amerikanë që kishin thënë se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake, Peskov i mohoi kategorikisht këto pretendime.

“Rusia ka potencialin e saj të pavarur për të vazhduar operacionin. Siç thamë, po shkon sipas planit dhe do të përfundojë në kohë dhe në mënyrë të plotë”, e përmbylli ai.

“Me rëndësi është të sigurohemi se situata nuk do të përshkallëzohet dhe nuk do të dalë nga kontrolli”.

Ky ishte reagimi i Ambasadës kineze në SHBA, një ditë më parë pas pretendimeve amerikane se Pekini ka furnizuar Moskën me armë për të zhvilluar agresionin në Ukrainë.

Mbi vetë pretendimin, nuk ka asnjë përgjigje nga Pekini zyrtar apo selia diplomatike në Washington.

Për të lexuar zhvillimet e ditës së 19-të të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU /Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera