Lajme

Rusia me sulme të reja në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 13 October 2022

Forcat ruse kanë sulmuar prapë Kievin me dronët kamikaze iraniane, thonë zyrtarët ukrainas.

Disa objekte në qytetin periferik Makariv janë shkatërruar pasi kjo zonë u godit me tre dronë të enjten.

Fatmirësisht, deri tash nuk ka viktima të raportuar, shkruan në Telegram, drejtori policor i Kievit, Andriy Nebytov.

-Advertisement-

Ndërsa, Kyrylo Tymoshenko, zyrtar i lartë i zyrës presidenciale të Zelenskyt, tha se sulmi u krye me ‘dronë kamikazë në objekte të rëndësishme’, transmeton Klankosova.tv.

Në javët e fundit Ukraina ka raportuar për disa sulme ruse me dronë iranianë Shahed-136.

Por, Irani mohon që ka furnizuar Rusinë me dronë, kurse Kremlini nuk ka komentuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në jug të kryeqytetit ukrainas, gjashtë dronë kamikaze u rrëzuan gjatë natës, sipas udhëheqësisë të forcave ushtarake ukrainase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera