Rusia mbetet furnizuesja më e madhe e naftës në Kinë

Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 20 July 2022
Në qershor, për të dytin muaj me radhë, Rusia ishte furnizuesja kryesore e Kinës me naftë, teksa blerësit po shmangin blerjen e naftës së papërpunuar të Arabisë Saduite, duke shfrytëzuar furnizimet me çmim të lirë që po ofron Moska.
Sipas të dhënave të tregut, të prezantuara nga Reuters më 20 korrik, importet kineze të naftës ruse ishin 7.29 milionë tonë në qershor, apo pothuajse 10 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Sasia e naftës ruse ishte për mbi 2 tonë më shumë sesa që Kina ka blerë nga Arabia Saudite, furnizuesja tradicionale me naftë e Pekinit.
Me konsumatorët perëndimorë që po shmangin naftën nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës, Moska i është drejtuar tregjeve në Azi dhe gjetkë për të mbushur boshllëkun.
Bloomberg raportoi më 19 korrik se India ka importuar pothuajse 1 milion fuçi naftë në ditë në muajin qershor. Ky shtet më herët pothuajse nuk kishte import të naftës ruse.
Sipas raportimeve, dërgesat me naftën e papërpunuar në Kinë kanë ngecur në javët e fundit, një shenjë se Azia mund të mos jetë e pajisur që të absorbojë krejtësisht naftën ruse, ashtu siç pritej.
Të dhënat po ashtu tregojnë se importet e Kinës për gazin e lëngshëm natyror të Rusisë arritën në 52.530 tonë, që paraqet vëllimin e dytë më të madh mujor që nga viti 2021.
Rusia ka ndërprerë furnizimet për disa shtete evropiane sepse ato po refuzojnë që të paguajnë naftën ruse me rubla.
Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ka larguar Moskën nga institucione financiare dhe sisteme të pagesave ndërkombëtare./Rel

Të tjera
-
Adriatik Kelmendi përmend punësimet familjare në qeverinë Kurti- “O, pak po ia bëni këtij populli, çka e meriton!”
Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, k...
-
Kryeshefja e Pallatit të Rinisë jep dorëheqje: Po i jap hapësirë ideve dhe energjive të reja
Kryeshefja e ndërmarrjes publike Pallati i Rinisë, Mrika Gashi, ka njoftuar s...
-
U tha se Duda Balje u pa në Shkup afër selisë së Izet Mexhitit – reagon me ironi: Jo te Izeti, por te Ismeti
Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është parë sot në një ...
-
“Vështirë të gjendet komunë me kaq investime”, Kurti shkon në Llap dhe e kandidon për mandat të dytë Bulliqin
Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të ...
-
Kadrijaj: Ndoshta gjykata duhet ta precizojë një afat kohor për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kë...
-
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin evropian që mendon se Putini do të sulmojë më pas
Vladimir Putin do të pushtojë një vend të NATO-s nëse ka sukses në Ukrainë, u...
-
Lushtaku kujton Kiçinën e Halilajn: I qëndruan besnikë betimit për çlirim deri në frymën e fundit
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar dy luftëtarë të lirisë, Ra...
-
Cakolli: VV mban barrën kryesore të krizës aktuale, por as opozita nuk është pa përgjegjësi
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka deklar...
-
Ehat Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesa...
-
Aktakuzë ndaj avokates dhe përmbaruesit të dyshuar për pazarllëqe me lëndë në emër të gjykatësve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj avokates Shemsije ...
-
Shpër*thim në një fabrikë arm*ësh në Serbi, lëndohen disa persona
Disa persona u plagosën në një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesi...
-
Kush mori licencë tjetër përveç kompanisë së Luan Dalipit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë të martën ka marrë dy vendime që kanë të bj...