Fokus

Kush mori licencë tjetër përveç kompanisë së Luan Dalipit

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 30 May 2025

Zyra e Rregullatorit të Energjisë të martën ka marrë dy vendime që kanë të bjënë me liberalizimin e tregut të energjisë, shkruan Gazeta Infokus.

Përveç kompanisë MDA, e cila ka aplikuar për licencë për shitblerje të energjisë dhe që lidhet me shefin e stafit të Zyrës së Kryeministrit në detyrë, Luan Dalipi, licencë për furnizim me energji elektrike ka marrë edhe ndërmarrja VOLTKOS S Sh.p.k.

VOLTKOS S Sh.p.k del të jetë në pronësi të ekonomistit Ujkan Bajra, e cila është licencuar me një shumë të investimit prej 10,000.00 euro.

-Advertisement-

Po ashtu, Bordi ka vendosur të njohë licencën e kompanisë AI EnergyX – Dega në Kosovë, duke e lejuar atë të operojë në tregun energjetik kosovar në bazë të parimeve të reciprocitetit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen VOLTKOS S Sh.p.k., një hap ky që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu,  sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur  licencën e ndërmarrjes AI EnergyX – Dega në Kosovë, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndryshe Ymer Fejzullahu, drejtor i ZRRE-se ka reaguar në lidhje për protestën e bizneseve dje, ku thotë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik./Gazeta Infokus/

 

 

 

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy