Lajme

‘Rusia kurrë s’do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në OKB’

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 28 December 2017

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se “Kosova kurrë nuk do ta rrumbullakojë pavarësinë e vet”.
Ai në një emisionin televiziv serb ka theksuar:

“Kanë kaluar dhjetë vjet e Kosova nuk e ka rrumbullakuar pavarësinë e vet dhe këtë nuk do ta bëjë kurrë”, transmeton Koha.net.Daçiqi ka “sqaruar” pse nuk do të ndodhë kjo: “Rusia kurrë nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Ai në vazhdim tha se “Serbia, e tillë çfarë është, nuk do të bëjë kompromise të prishura në dëm të shtetit” e këtu e përkujtoi edhe reagimin e Rusisë kur sivjet në OKB dështoi miratimi i Rezolutës për gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera