Lajme

Rusia: Kosova nuk po zbaton marrëveshjet e Brukselit

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 16 August 2017

Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vasilij Nebenzja, ka kritikuar sot Prishtinën zyrtare se nuk është duke përmbushur marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë fjalës së tij në Nju Jork, ku po mbahet seanca e rregullt e KS të OKB-së për gjendjen në Kosovë, diplomati rus tha se politikanët në Prishtinë po ndihen të mbrojtur dhe se nuk po përmbushin marrëveshjet e arritura në dialogun e zhvilluar në Bruksel.

Nebenzja ka thënë po ashtu se Rusia kërkon garanci për sigurinë e serbëve në Kosovë, ndërkohë që ka kundërshtuar kërkesën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë arsye për këtë.

-Advertisement-

Ai ka paralajmëruar “për rrezikun nga radikalët islamikë dhe “dënoi fjalorin e NATO-s me të cilën kohë më parë paralajmëroi Prishtinën lidhur me aktivitetet ruse në Kosovë”.

Diplomati rus ka tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme të një politike të tillë, sidomos në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera