Lajme

Rusia konfirmon bashkëpunimin ushtarak me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 25 April 2017

Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake – ka thënë ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviq.

Shoygu ka thënë se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare.

“Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të ndryshme dhe përmbysje me dhunë të udhëheqësve të shtetit, nuk sjellin asgjë të mirë”, ka deklaruar Shoygu, citon REL.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka thënë se fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi e forcon besimin e Rusisë në marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera