Lajme

Rusia, Irani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për Sirinë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 04 May 2017

Rusia, Irani dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës bëjnë thirrje për vendosjen e skemave të “de-eskalimit” në zonat e shkatërruara nga lufta në Siri.

Marrëveshja për krijimin e zonave të sigurta u arrit pas bisedimeve në kryeqytetin e Kazakhstan, Astana.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ditën e martë ishte ndërprerë nga opozita e Sirisë, të cilët u larguan nga takimi në shenjë protestë për pjesëmarrjen e Iranit në këtë marrëveshje.

-Advertisement-

Ndërsa është bërë e ditur që as qeveria siriane dhe as opozita e këtij vendi nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen.

Raundi i radhës i këtyre bisedimeve do të zhvillohet në muajin korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera