Lajme

Rusia i vë sanksione edhe Kanadasë dhe 300 zyrtarëve të saj

Autori: Islam Morina 18:55 | 15 March 2022

Federata Ruse ka marrë vendim që të vë në “listë ndalimi” për të hyrë në Rusi për kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau dhe 300 zyrtarë të tjerë të këtij shteti, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për këtë veprim të Kremlinit e ka bërë të ditur media ukrainase “The Liyv Independent”.

“Rusia ndalon Justin Trudeau dhe mbi 300 kanadezë të hyjnë në vend. Lista përfshin ministren e Jashtme Melanie Jolie, Ministren e Mbrojtjes Anita Anand dhe pothuajse të gjithë deputetët. Masa ishte reagim ndaj mbështetjes së Kanadasë për Ukrainën”, ka njoftuar media ukrainase./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera