Lajme

Rusia i jep ultimatum Ukrainës deri nesër – Dorëzoni armët, largohuni nga Mariupoli

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 20 March 2022

Rusia u bën thirrje trupave ukrainase në Mariupol që të dorëzojnë armët dhe të largohen nga qyteti port, i cili është goditur veçanërisht rëndë nga luftimet, deri të hënën në mëngjes, shkruan Blick.ch
Për këtë qëllim, një korridor duhet të ngrihet ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 sipas kohës së Moskës (08:00 deri në 10:00 me kohën e Zvicrës), tha të dielën gjeneralmajor Mikhail Mizintsev, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS.

Prandaj, Rusia i propozoi Ukrainës një plan sipas të cilit të gjitha njësitë e armatosura të Ukrainës duhet të largohen nga qyteti “pa armë dhe municione në rrugën e rënë dakord me Ukrainën”. Rusia po këmbëngul në një “përgjigje formale me shkrim” nga Ukraina ndaj propozimeve deri në orën 5 të mëngjesit me orën e Moskës (3 pasdite me kohën e Zvicrës) të hënën në mëngjes.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim ndaj planeve nga pala ukrainase. Sipas Mizintsev, civilët gjithashtu duhet të lejohen të largohen nga qyteti për në Rusi ose zonat e kontrolluara nga Ukraina. Sipas informacioneve ruse, aktualisht në qytet ka 130 mijë civilë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera