Lajme

Rusia front i ri kundër Perëndimit, Osmani: Po e ndihmon Serbia!

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 14 May 2024

Serbia po ndihmon Rusinë të largojë fokusin nga lufta e Ukrainës dhe të hapë një front të ri kundër Perëndimit.

Nga samiti për Demokraci në Kopenhagen, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se demokracia në botë është në sprovë pasi autokratët po sulmojnë vazhdimisht vlerat demokratike, e këtu vecoi Serbinë, ndaj të cilës nuk kurseu akuzat se po tenton ta ndihmojë presidentin rus Vladimir Putin të avancojë axhendat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Siç e dini, Kosova kufizohet me Serbinë, vend ky që së fundi është dëshmuar sidomos si dorë e zgjatur, shumë besnike e Rusisë, që përpiqet të bëjë lojërat e Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

“Ky efekti shpërndarës me të cilin Rusia do të arrinte shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina, kjo do të ishte shumë e nevojshme për ta. Pra, puna që mbajmë bashkë me aleatët tanë, sepse siç e dini kemi një prani të NATO-s në Kosovë, për të siguruar që Kosova të mbetet e sigurt dhe e qëndrueshme, është një gjë që bëjmë çdo ditë, çdo orë”, shtoi presidentja e Kosovës. Osmani theksoi më tej gjatë fjalës së saj në samit se Kosova e ka rritur bashkëpunimin me aleatët për të zmbrapsur çdo qëllim “destabilizues në kufirin verior”, duke iu referuar kufirit me Serbinë, e këtu përmendi sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

“Vitin e kaluar patëm një sulm të tillë, ishte një sulm paraushtarak që shkoi deri në akt agresioni nga Serbia, por që arritëm ta kthenim mbrapsht përkundër përmasave të tij sepse bashkëpunuam me aleatët tanë”, ishte komenti i saj, duke mos përjashtuar mundësinë që një sulm i ngjashëm të përsëritet në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera