Lajme

Rusia e shqetësuar se nuk ka përparim në marrëdhëniet SHBA-Rusi

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 30 May 2017

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka thënë sot se Moska është e shqetësuar se kontaktet me Administratën Trump ende nuk kanë ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ryabkov u citua të ketë thënë kështu nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, transmeton Express.

Po ashtu, ai ka thënë se si fuqi bërthamore, Rusia dhe SHBA-ja nuk mund t’ia lejojnë vetes që t’i mbajnë lidhjet në një pikë kaq të ulët.

-Advertisement-

“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë pjesën tonë për t’i rigjallëruar marrëdhëniet dypalëshe. Por, natyrisht, varet shumë edhe qëndrimi që pala amerikane do ta marrë në lidhje me ne,” ka thënë diplomati i lartë rus.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë arritën në pikën më të ulët ndonjëherë gjatë Administratës Obama, por shumë në Moskë kanë shpresuar se ato do të përmirësoheshin me ardhjen e Administratës Trump, gjë që s’ka ndodhur deri më tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera