Rusia akuzon Amerikën se po krijon Qeveri të UÇK-së në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 01 June 2017
Kanali qeveritar rus “Sputnik”, ka botuar një artikull të ashpër akuzues ndaj qeverisë amerikane, duke e akuzuar se po punon aktivisht që të sjellë në Kosovë dhe Maqedoni dy qeveri në pushtet me përbërje të ushtarëve të UÇK-së.
Sipas Sputnikut rus, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur se në Ballkan do të ketë dy qeveri të UÇK-së, një në Kosovë dhe një në Maqedoni.
Ky medium nën kontroll të presidentit Vlladimir Putin thekson se “dashurinë” ndërmjet SHBA-së dhe UÇK-së e ka forcuar interesi i përbashkët dhe kështu, pas 18 vjetëve, mund të thuhet se kjo dashuri ka arritur kulmin.
Sputnik citon deklaratët e gazetarëve zyrtarëve të lartë serbë dhe maqedonas të cilët shprehin mllefin e tyre për dy qeveritë e UÇK-së në rajon.
Marrë parasysh se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, sipas të gjitha parashikimeve, shkruan Sputnik, qeveria e re do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, ish komandant i UÇK-së, i cili nga viti 2004 deri më 2005 ka qenë kryeministër.
Sipas Millovan Drecun, ish krahut të djathtë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, sot kryetar i të ashtuquajturit “Komitet për Kosovën e Metohinë” në Kuvendin e Serbisë, krejt këto zhvillime tregojnë se rajoni do të destabilizohet në periudhën vijuese.
“Fare qartë bëhet fjalë për forcimin e nacionalizmit shqiptar, dhe mbase, do të thoja, ede nacionalizmit shqiptarmomadh, që më së miri pasqyrohet nga partitë politike liderët e të cilave janë pjesëtarë të atyre organizatave terroriste që e kanë shkaktuar luftën në Kosovë dhe Metohi dhe në jug të Serbisë qendrore e në Maqedoni,” ka thënë Drecun.
Nga ana tjetër, gazetari maqedonas, Milenko Nedelkovski thotë ka thënë për Sputnik se gjithçka në botë ka ndryshuar, nga normat morale e deri në atë se bashkësia ndërkombëtare praktikisht tani është inekzistente.
“Komandantët e periudhës së luftës të cilët kanë ardhur nga Kosova, gjegjësisht nga Bondsteel-it,tani kanë më shumë se tetë ministri, gjë që vetëm se tregon se ata janë pjesë kyçe e kësaj qeverie të ri në Shkup. Të gjithë ata kanë qenë në kabinetin e Edi Ramës në Tiranë për t’u dakorduar për “platformën e Tiranës”, ndërsa Rama e ka mbajtur këtë takim me hartën e “Shqipërisë së Madhe” në mur, e cila shkon gati deri në Nish, dhe e përfshinë një pjesë të madhe të Maqedonisë, Malit të Zi dhe një pjesë të Greqisë të cilën ata e quajnë Çamëri”, theksoi Nedelkovski.
Sputnik shkruan se në pranverë të vitit 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, administrata amerikane i ka armatosur 10,000 pjesëtarë të UÇK-së me 25 milionë dollarë për një periudhë tetëmbëdhjetë mujore, gjë që, sipas portalit qeveritar rus, e ka siguruar suksesin e UÇK-së e cila me sukses i ka realizuar synimet e asaj kohe.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...