Rushiti: Traumat e grave të dhunuara seksualisht janë bartur edhe te fëmijët e tyre

Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 16 February 2023
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sot ka publikuar rezultatet e hulumtimit “A mundet terapia familjare të rikthejë ndryshimet epigjenetike që mund të jenë të shkaktuara nga efektet e Çrregullimit të Stresit Pas Traumatik (ÇSPT) amnor dhe traumës ndër-brezore?
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se ky hulumtim është i pari i kësaj natyre që argumenton se traumat e grave të dhunuara seksualisht janë bartur edhe te fëmijët e tyre.
“Gratë dhe burrat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, trauma ndërvepron dhe qarkullon tek të gjithë anëtarët e familjes. Kjo konferencë është titulluar jo rastësisht “A mundet terapia familjare të rikthejë ndryshimet epigjenetike që mund të jenë të shkaktuara nga efektet e çrregullimit të stresit pas traumatik ambor dhe traumës ndër-brezore?”, ku është vërtetuar që trauma e shkaktuar është bartur edhe tek fëmijët”, u shpreh ajo.
Më tej, Rushiti shtoi se ky studim tregon se terapia familjare mund të ndikojë pozitivisht.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott theksoi se mbështetja e mbijetuarve është prioritet i qeverisë britanike.
“Përmes iniciativës për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt ne do të vazhdojmë të kontribuojmë drejt këtij prioriteti. Studime të tilla janë shumë të rëndësishme për Kosovën, së pari parandalimi i dhunës seksuale dhe parandalimi i bartjes së traumës në gjenerate. Gjetjet nga ky studim vërtetojnë që përkrahja e të mbijetuarve parandalon bartjen e traumës”, shtoi ai. /kp

Të tjera
-
Dakaj publikon dëshmi si KEK tentoj të mashtron opinion publik me një postim në FB e pas 3 ore e demantoj vetë Kryeshefi
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar pas një postimi të bërë nga Korporata Ener...
-
Nesër përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit
Ditën e nesëme për herë të 35-të me radhë deputetët do të tentojnë të konstit...
-
Godet Ganimete Musliu, “Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun se e ka djeg Kuvendin në emër të Astrit Deharit”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar sit...
-
Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti ...
-
Guri – VV-së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se vota e...
-
Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit
Pjesa veriore e Mitrovicës do të mbetet pa ujë gjatë ditës së shtunë. Kësh...
-
Babë e bir shpëtohen në Pogradec, rrezikoheshin të mbyteshin në liqe
Policia e kufitare e Shqipërisë ka ndihmuar dy qytetarë që rrezikoheshin të m...
-
Përfundon takimi diplomatik me Teheranin, Kallas thotë se “palët ranë dakord të diskutojnë çështjet bërthamore”
Takimi mes ministrave të Jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në...
-
Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të Vushtrrisë
Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrisë...
-
Tërmet i fuqishëm godet Iranin
Një tërmet me magnitudë prej 5.1 shkallë të rihterit e ka goditur provincën S...
-
Haradinaj njofton se Agron Kuçi do të jetë kandidat i AAK’së për kryetar të Junikut
Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së Aleancës për Ardhmër...
-
Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo ko...