Rusët tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, reagon Ministria e Mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 20 August 2022
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi dy shtetas rusë dhe nje ukrainas tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve. Ministria bën të ditur se bëhet fjalë për tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase. Pasi ata kanë tentuar të futen në uzinë, kanë reaguar dy efektivët që ishin në ruajtje të objektit, të cilët edhe kanë mbetur të lënduar në përpjekje për t’i ndaluar.
Dy ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve te Trauma në Tiranë. Sa i përket shtetasve të huaj, ata njoftohet se janë ndaluar nga autoritetet.
REAGIMI I MBROJTJES
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”
E përditësuar
Të tjera
-
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim trupor, tjetri lirohet nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Sek...
-
Urdhëri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 18 projekte aktive
Instituti GAP ka bërë të ditur se me urdhrin e presidentit amerikan Donald Tr...
-
Ministrja e Jashtme gjermane thotë se dëbimi i palestinezëve nga Gaza do të ishte i papranueshëm
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të mërkurën se Rripi i G...
-
Fushata zgjedhore drejt fundit, Haradinaj falënderon mbështetësit
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kandidati për kryeministër Ramush Haradin...
-
Osmani në Washington, do të mbajë fjalim si e ftuar speciale në Lutjet Nacionale të Mëngjesit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të një grupi kong...
-
I akuzuar për vrạsje, ẹksploziv e ạrmë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar që ‘alarmoi’ Italinë
Një shtetas 30-vjeçar shqiptar, shtetasi Edison Pula, ka rënë në prangat e Po...
-
Maqedonia e Veriut ka përfituar 290 milion dollarë nga USAID
I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fo...
-
LDK: Katër ditë nga sot po vije ndryshimi – e ndjejmë në çdo rrugë
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë...
-
Krasniqi nga Vushtrria: Forca e grave, fuqia e ndryshimit
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Rizvanolli gënjeu në Prokurori – tha se s’e dinte që kompania zvicerane kundërligjshëm fitoi tender, përgënjeshtrohet nga mesazhet në Whats App
Para rreth dy muajsh, ministrja Artane Rizvanolli ishte ftuar dhe paraqitur n...
-
Grenell shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkanin Perëndimor, thotë se shkuan për OJQ të krahut të majtë
Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, duk...
-
Partitë Popullore Europiane mbështesin Abdixhikun: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën
Kryetari i Partive Popullore Europiane (EPP), Manfred Weber me një video mesa...