Lajme

Rusët rifilluan granatimet, ndalet evakuimi i qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 05 March 2022

Administrata e Donetskut ka njoftuar se të shtunën kanë arritur të evakuohen vetëm 400 njerëz, shkruan “War in Ukraine”, transmeton Gazeta Infokus.

Gjithashtu është bërë e ditur se ishte planifikuar nja evakuim më i madh në mënyrë që të shmangeshin fatkeqësitë.

Por, një gjë e tillë nuk ishte e mundur pasi që forcat ruse kanë filluar sërish granatimet e qytetit dhe fshatrave për rreth.

-Advertisement-

Për këtë arsye është dashur që të ndalet evakuimi për të mbrojtur qytetarët ukrainas.

“Vetëm 400 njerëz u evakuuan nga qyteti i Volnovakha më 5 mars. Një evakuim më i madh ishte planifikuar për të shmangur një fatkeqësi, por forcat ruse rifilluan granatimet e qytetit dhe fshatrave përreth dhe evakuimi duhej të ndalohej për të mbrojtur qytetarët ukrainas”, kanë thënë nga Administrata Shtetërore e Donetskut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera