Lajme

Rusët pretendojnë se shkatërruan një depo armësh në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 03 August 2022

Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armësh në Ukrainë, të cilat sipas tyre kanë ardhur nga shtete e tjera.

Sipas forcave ushtarake ruse depoja e armëve ndodhej në kufi me Poloninë.

“Raketat ruse me precizion të lartë” shkatërruan një “depo të armëve dhe municioneve të huaja të dorëzuara regjimit të Kievit nga Polonia” pranë Radekif, në rajonin e Lvivit, tha ushtria ruse në një deklaratë.

Ushtria nuk dha prova të mëtejshme për të mbështetur pretendimet e saj dhe AFP nuk ishte në gjendje t’i verifikonte në mënyrë të pavarur ato pretendime.

Forcat ruse raportuan gjithashtu shkatërrimin e katër depove të municioneve , duke përfshirë një në rajonin e Mykolaiv dhe tre në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, si dhe një depo karburanti në rajonin Mykolaiv, sipas të njëjtit burim.

Ushtria ruse thotë gjithashtu se vrau më shumë se 50 ushtarë ukrainas gjatë një sulmi që synonte Mykolayfka, në rajonin e Donetsk.

Qershorin e kaluar, Moska tha se kishte shkatërruar një depo armësh të dorëzuara nga NATO në Ukrainën perëndimore.

Të tjera