Lajme

“Rusët po përdhunojnë gratë ukrainase”, ja kush e thotë

Autori: Ermirë Berisha 16:25 | 04 March 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmyrro Kuleba, ka folur për rastet e grave ukrainase të cilat gjatë pushtimit rus janë përdhunuar, shkruan Gazeta inFokus.

Kuleba mirëpriti thirrjen për të krijuar një gjykatë speciale për të ndëshkuar presidentin rus, Vladimir Putin, por shtoi se ishte “e vështirë” të flitej për ligjin ndërkombëtar mes vuajtjeve aktuale të vendit.

“Kur bombat bien në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara – dhe për fat të keq, janë raste të shumta – sigurisht që është e vështirë të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar”, tha Kuleba./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera