Lajme

Rusët përpiqen ta hakojnë NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 31 March 2022

Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google, ka bërë të ditur se hakerët rusë kanë bërë përpjekje për të depërtuar në rrjetet e NATO-s dhe ministrive të mbrojtjes të disa vendeve të Evropës Lindore.

Raporti i këtij grupi nuk bën të ditur se cilat vende ishin shënjestra në atë që Google e përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing”, e që nisi nga një grup me bazë në Rusi, i quajtur si Coldriver.

Tutje, sipas BBC, fushatat u kryen duke përdorur llogari të reja të krijuara në Gamil, ndërsa Google thotë se nuk dihet shkalla e suksesit e këtij sulmi dhe se nuk është në dijeni se ndonjë llogari e Gmail është komprometuar, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia dhe grupet e hakerëve të mbështetur nga ta përbëjnë një kërcënim, teksa Rusia ka mohuar akuzat për rritje të sulmeve kibernetike ndaj objektivave perëndimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera