Lajme

Rukiqi: Vjedhja e rezervave shtetërore me vendim qeveritar, dorëheqja e Hajdarit e padiskutueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 18 August 2023

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se vjedhja e rezervave shtetërore është bërë me vendim qeveritar.

Në një konferencë për media, Rukiqi tha se dorëheqja e ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, është e padiskutueshme, raporton EO.

“Ky nuk është vetëm rast korruputiv, është një rrjet i gjerë kriminal – i mbështetur nga niveli më i lartë. Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të marrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveria e ka bërë më të lehtë vjedhjen”, tha Rukiqi në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë në të cilin u arrestua Ridvan Muharremi, pronari i “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të MINT-it.

-Advertisement-

“Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë kriminal të instaluar nga LVV në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për me qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit”, potencoi anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera