Lajme

Rukiqi u prezanton bizneseve rrugën graduale drejt hapjes nga data 4 maj

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 29 April 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se ka pasur një bashkëbisedim me bizneset me kontribut në buxhetin e vendit.

Rukiqi ka thënë se u ka prezantuar atyre rrugën graduale drejt hapjes nga data 4 maj, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka theksuar se kriza është serioze mirëpo bizneset mbeten optimiste dhe në këtë bashkëbisedim me bizneset ai ka marrë edhe propozimet se si të arrihet deri të rimëkëmbja ekonomike.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë:

“Kriza eshte serioze, por biznesi mbetet optimist per te ardhmen, nese ndermerren veprimet e duhura nga vendimmarresit

Sot para nje bashkebiaedim te hapur dhe permbajtesor me disa nga kompanite me kontributin me te madh ne buxhetin e vendit dhe ne krijimin e vendeve te punes, ku nder te tjera prezantova rrugen graduale drejt hapjes, nga data 4 Maj, si dhe propozimet e mundshme per rimekembjen ekonomike.

Kompanite pjesemarrese ne bashkebisedim, shprehen shqetesimet me permbajtjen dhe efikasitetin e masave te deritashme te Qeverise, por ne te njejten kohe dhane propozime konkrete per fazat e hapjes te ekonomise dhe planin e mundshem per rimekembjen dhe transformimin e ekonomise. Nder propozimet per planin e rimekembjes dhe transformimit te ekonomise jane:

– Mjetet e pakos financiare te mbesin sa me shume ne Kosove, ne furnizime me produkte qe blehen ne vend;

– Te aprovohet baza ligjore, per mbledhjen e TVSH-se brenda vendit, pra pas shitjes te mallit dhe jo ne kufi;

– Te krijohen lehtesira fiskale, perfshire mundesite per “Pushime tatimore”;

– Te mbulohet kostoja e interesit per kredite e reja qe donte nevojiten per likuiditet dhe investime te reja;

– Te krijohen linja te veçanta financiare per financim te eksportit;

– Te financohen kompanite qe nuk kane mundesi financiare per implementimin e masave per parandalimin e perhapjes te COVID-19”, ka njoftuar Rukiqi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera