Rukiqi flet për masën tregtare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 07 November 2018
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e produkteve të prodhuara në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.
Rukiqi ka thënë se e përkrahë vendimin e Qeverisë, shkruan Gazeta inFokus.
“Kam kërkuar ka qenë e lidhur me destrikutivitetin dhe dëmet 30 milionëshe që i shkakton vetëm implementimi i marrëveshjes për energji ku është kërkuar ndoshta një taksë e tillë për me kompensua këtë dëm. Dje Qeveria ka marr një vendim të cilin e kemi përkrahur në kuptim të interesit shtetëror dhe besoj që edhe kompanitë dhe sektori privat do të rreshtohet në këtë drejtim, pasi që ne kemi nevojë të pozicionohemi dhe ta shikojmë mundësinë edhe për riorientim ekonomik besoj në pjesën që lidhet me eksportet me përkrahjen e prodhimit tonë, por normalisht edhe me tregjet tjera”, ka thënë Rukiqi.
Ndërsa rreth reagimit të BE-së për mosrespektimit të marrëveshjes se CEFTAS-ë, Rukiqi ka thënë se Brukseli nuk ka reaguar kur Kosova është ballafaquar me barriera.
“Problemet në implementimin e marrëveshjes së CEFTA-së qëndrojnë tek barrierat jo tarifore ne më së paku besoj që kemi minimum ka pasur ankesa, ndërsa nëse i shikojmë tregjet përreth gjithkund jemi ballafaquar me barriera jo tarifore dhe asnjëherë Brukseli në asnjë instancë nuk ka reaguar fuqishëm për cenimin e të drejtës së barabartë për me e shfrytëzuar këtë marrëveshje, pra marrëveshjen e CEFTA-së kështu që në përgjithësi besoj që sjellja e Komisionit Evropian dhe e Brukselit në raport me marrëveshjen ndërkombëtare duhet të ndryshoj, të trajtohen të gjithë dhe të ushtrohet presion mbi ët gjithë dhe jo vetëm në rastet kur ne marrim vendime të caktuara”, ka thënë ai.
Ndryshe Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur masë në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka propozuar vendosjen e e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen në këto dy shtete.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo është përgjigja me e mirë për sjelljet destruktive të Serbisë
“Serbia po shpërndan shuma të mëdha parash që ta dëmtojë shtetin e Kosovës dhe një pjesë e madhe e këtyre parave vijnë nga tregtia me shtetin tonë. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj sjelljeve destruktive të Serbisë”, tha Hoxhaj./Gazeta inFokus/
Lexo edhe: Nis zbatimi i vendimit për taksë ndaj mallrave serbe
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...