Ekonomi

Rukiqi bën thirrje që të hapen krejt bizneset brenda dy ditëve

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 26 May 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, po bën thirrje që të hapen krejt bizneset e sektorët e ekonomisë.

Dhe kjo të ndodhë jo më larg se më 28 Maj, shkruan gazeta inFokus.

Rukiqi këtë e arsyeton duke thënë që numri i të infektuarve po bie derisa është koha për rimëkëmbje ekonomike.

-Advertisement-

“Te hapen te gjitha bizneset dhe sektoret e ekonomise

Eshte koha per hapje te te gjitha bizneseve, jo me larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandemine, numri i menaxhueshem i rasteve te infektuara. numri i vogel i rasteve ne kujdes intenziv, jane argument i mjaftueshem per hapjen e te gjitha bizneseve, sigurisht percjellur me masat mbrojtese dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonomine dhe te fokusohemi ne rimekembjen ekonomike”, ka thënë Rukiqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera