Ekonomi

Rugova shpërblen me tender kompaninë e papërgjegjshme

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 28 June 2017

 

Komuna e Istogut e cila drejtohet nga Haki Rugova i ka dhënë tender një kompania të papërgjegjshme. Këtë e ka konstatuar zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 për komunën e Istogut, raporton Infokusi.com

“Komuna kishte paraparë furnizim me 186 tituj të ri të librave, me gjithsej 472 sosh në vlerë të parashikuar të kontratës 3,000 euro. Oferta më e lirë ishte 4,471 euro, apo 1,471 euro më e lartë se vlera e parashikuar e kontratës, çka i bën të gjitha ofertat më të larta se vlera e parashikuar.

-Advertisement-

Ky proces është dashur të anulohet dhe të ritenderohet, ndërsa komuna kishte zvogëluar sasinë e kontraktuar për të arritur vlerën 3,000 euro dhe kishte nënshkruar kontratë. Sipas ZKA-së dhënia e kontratës OE i cili ofron vlerë më të lartë se ajo e parashikuar, është mos respektim i ligjit dhe rrezikon që komuna mos të plotësoj nevojat e parapara për këtë furnizim.

“Kryetari duhet të sigurojë që respektohet ligji dhe kontratat lidhen në pajtim kërkesat në dosjet e tenderit”, thuhet në raport, raporton Infokusi.com / INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera