Lajme

Rufki Suma del me thirrje për kundërkandidatët: Mos u shani me njëri-tjetrin, jemi komunë e vogël

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 23 September 2017

Kryetari aktual i Hanit të Elezit, i cili është zgjedhur disa herë radhazi si kandidat i pavarur dhe që kërkon votën e bashkëqytetarëve të tij edhe për një mandat, ka dalë me një thirrje për kundërkandidatët lidhur me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai ka kërkuar nga ata që të mos ofendohen me njëri-tjetrin, sepse, sipas tij, komuna ku jeton ai është e vogël dhe secili njihet me tjetrin dhe mund të kenë edhe lidhje farefisnore.

Ky është komenti i tij:

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë, të nderuar simpatizantë të të gjitha subjekteve politike, jemi të vetëdijshëm se çdo institucion duhet te ketë udhëheqësit e vet. Për ti udhëhequr institucionet janë planifikuar dhe janë shpallur zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor 2017. Më 21.09.2017 ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore si e drejtë legjitime e te gjitha subjeteve per ti prezentuar kandidatët e tyre. Meqenëse Hani i Elezit është një komunë e vogël, dhe të gjithë qytetarët njihemi mirë mes vete dhe se shumica prej nesh edhe jemi ne lidhje farefisnore me njëri tjetrin. Për këtë arsye Ju lus të gjithëve pa dallime politike që të rrespektoni njëri tjetrin, si kandidatët për kryetar ashtu edhe kandidatët për Këshilltarë Komunal, të bëni një fushatë të qetë, pa fyerje, pa etiketime, pa nënqmime e injorime sepse fushata një ditë përfundon, e ne si qytetarë do të mbetemi edhe më tutje pjesë e vendbanimeve tona dhe përsëri duhet të jetojmë bashkë me njëri tjetrin, andaj mos etiketoni, mos ofendoni, mos provokoni, Ju ftojë të dilni masovikisht në zgjedhje te 22 tetorit dhe votoni kandidatët që ju i preferoni. Urime dhe suksese të gjithë kandidatëve si atyre që kandidojnë për kryetar ashtu edhe kandidatëve për Këshilltar Komunal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera