RTK dhe KTV kërkojnë anulimin e vendimit nga Komuna e Prishtinës për mbylljen e rrugës për këto media
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 31 August 2023
Ditë më parë Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, e cila pritet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori.
Ky vendim ka zgjuar reagime të shumta edhe për punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) si dhe Kohavisionit (KTV) të cilët kërkojnë anulimin e këtij vendimi.
Drejtori i Radio Kosovës 1 dhe 2 në RTK, Arsim Halili ka kërkuar që ky vendim të shfuqizohet, pasi sipas tij cenon funksionimin e RTK Radios, si transmetues publik, në qarkullimin e lirë të gazetarëve dhe personave me nevoja të veçanta, si dhe cenon lirinë e medies dhe interesin e publikut për të qenë i informuar.
Halili këtë kërkesë e ka bërë publike në rrjetin e tij social në Facebook duke kërkuar nga i pari i Prishtinës që ta marr parasysh shqetësimin e tyre.
“Duke shprehur konsideratën time, ju lus që konform kompetencave tuaja ta shfuqizoni këtë vendim dhe të mundësoni funksionimin normal të RTK-së, si Transmetues Publik pasi në këtë mënyrë mbroni interesin publik dhe të drejtën ligjore të taksapaguesve për të qenë të informuar”, ka shkruar Halili.
Edhe drejtoresha e KTV-së, Flaka Surroi ka reaguar ndaj këtij vendimi për të cilin ka thënë se “Gazetarët dhe kameramanët e KOHËS do të privohen nga e drejta për t’i shfrytëzuar mjetet e tyre të punës që të mund ta përmbushin misionin e tyre”.
Ndërkaq, ndaj këtij vendimi kishte reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Ata përmes një reagimi për media kishin thënë se e kanë parasysh rëndësinë e ndërmarrjes së reformave për rregullimin urban të Kryeqytetit, dhe se këto çështje hyjnë në kuadër të diskrecionit të Komunës së Prishtinës dhe këtë duhet ta bëjë me ekspertët e fushës.
Mirëpo, sipas tyre këto reforma nuk duhet të jenë pa arsyetim ligjor në atë mënyrë që të cenojnë të drejtat e qytetarëve.
Për më tepër IKD thotë se vendime të kësaj natyre që prekin një numër të madh të qytetarëve domosdoshmërisht duhet të shoqërohen me konsultim publik.
Ndryshe, pas publikimit të vendimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama më 23 Gusht 2023 në rrjetin e tij social “Facebook” kishte publikuar një status përmes të cilit pati sqaruar vendimin e nxjerrë.
“Ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike, në konsultim me Universitetin e Prishtinës dhe Bibliotekën Kombëtare, pasi këto pjesë janë duke u përdorur si parkingje dhe bllokojnë shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...