Lajme

Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 16 August 2022

KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutuar rreth kursimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo kompani përmes një komunikate gjithashtu ka njoftuar se disa zyrtarë të tyre janë takuar me nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Alban Zogaj dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“ Në mënyrë që t’i zbusë pasojat e krizës energjetike, KEDS ka filluar një fushatë të përgjithshme për kursim të energjisë elektrike. Në kuadër të saj, është duke u bërë një punë intensive edhe me institucionet e vendit, që të kursehet energjia në limitet maksimale brenda objekteve publike.

-Advertisement-

Aktualisht, ekipet e KEDS janë duke i bashkërenduar strategjitë e kursimit me komunat e Kosovës.

Disa zyrtarë të kompanisë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, z. Alban Zogaj.  Palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në arritjen e efiçiencës maksimale nga dikasteret që i takojnë komunës”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera