Lajme

Rrustem Musa zotohet se do të jetë zëri i të rinjve në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 08 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Musa, ka premtuar se do mbështesë interesat e rinjve, shkruan Gazeta Infokus.

Musa, gjatë një bashkëbisedimi me disa studentë ka  thënë se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Gjatë ditës së sotme, takuam pjesën më të mirë dhe të rëndësishme të shoqërisë, studentët e dashur me të cilët patëm një bashkëdiskutim.U zotova që, si deputet në Kuvendin e Kosovës, do të jem zëri dhe adresa e hapur për rininë duke përfaqësuar denjësisht interesat dhe vullnetin e tyre”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Rrustem Musa garon me numrin 26 në listën e PDK’së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera