Lajme

Rrugët në kryeqytet të kalueshme, Komuna thotë se tani në fokus janë trotuaret

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 26 November 2023

Rrugët në kryeqytet pavarësisht reshjeve të mëdha të borës që kanë rënë të shtunën në vend, janë të gjitha të kalueshme.

Kështu ka thënë Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Ai për Tëvë 1, ka thënë se situata është nën kontroll dhe se tani janë të fokusuar në pastrimin e trotuareve dhe rrugët në zonat rurale.

-Advertisement-

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe situata është nën kontroll. Tani fokusi është në hapësirat e këmbësorëve (trotuaret) dhe në zonat rurale. Në orët e hershme të mëngjesit kemi pas thirrje nga zonat e thella rurale, mirëpo ekipet kanë intervenuar dhe gjatë tërë kohës janë në terren”, ka thënë ai

Të kalueshme janë edhe rrugët magjistrale, siç ka bërë të ditur zëvendësministri Hysen Durimishi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 – orëve të fundit në vend kanë ndodhur 79 aksidente trafiku.Këta të fundit kanë bërë thirre te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Ndryshe gjatë javë që vjen pritet të ketë mot më të qetë sa i përket reshjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera