Rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet edhe për autobusë e taksi, paralajmëron Komuna

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 18 September 2023
Drejtorisë i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka paralajmëruar se rruga “Xhorxh Bush”, do të mbyllet edhe për autobusë e taksi, bazuar në projektin e Bankës Botërore, që siç ka thënë ai, do të shndërrohet në hapësirë për gjelbërim.
Musliu ka thënë në KTV se rruga do të jetë hapësirë me mobileri urbane dhe do të lidhet me sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.
“Ne po i presim detajet e projektit nga konsulenca e kontraktuar nga Banka Botërore, do të hyjmë me intervenime e do të shohim cili do të jetë vendimi final. Nga ajo që kam parë deri më tani ka qenë që të ndërpritet për qarkullim edhe për vetura edhe për autobusë. Rruga është ndërprerë për disa aktivitete që kanë qenë në kuadër të Drejtorisë së Kulturës e edhe të Sportit, por po i presim detajet e fundit e pastaj të fillojmë punimet. Në bazë të asaj që kam parë në projekt, rruga do të ndërpritet për qarkullim edhe për vetura, taksi dhe autobusë. Nuk do të lirohet as për autobusë e as për vetura, do të kthehet në shesh dhe në hapësirë me mobileri urbane, në hapësirë me gjelbërim”, ka potencuar ai.
Drejtori i Shërbimeve Publike ka folur edhe për ndriçimin smart, që siç ka thënë ai, është më i kushtueshëm, por më efektivë.
“Kryeqytetit i duhet një ndriçim i tillë, ka një kosto më ndryshe, sfidues është buxheti, si Drejtori s’kemi një buxhet për të vazhduar ndriçimin, por mendoj se ndriçimi duhet të shtrihet në kryeqytet…Mbi 50 rrugë kemi arritur t’i ndriçojmë për herë të parë, sivjet do t’i bëjmë mbi 100 rrugë me ndriçim publik për herë të parë”, ka theksuar ai.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...
-
Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte rënë nga dritarja pas një mosmarrëveshje me djalin e tij
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit...
-
700 milionë euro për rrymë! Dëgjoni Albin Kurtin – në 5 minuta kuptohet si u ndërtua mafia energjetike nga shërbimi i Millosheviçit përmes Fazlliçit e Hamoviçit
Vetëm pesë minuta nga deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mjaft...
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...
-
Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin
Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të re...
-
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë Me...
-
Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuv...
-
AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës
Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri ...