Lajme

​Rruga Kijevë-Dollc, ndahen 32 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 08 March 2023

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka fajësuar shpronësimet për vonesën e disa projekteve infrastrukturore në Kosovë.

Në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, Aliu tha se procedurat e shpronësimit dhe cilësia e dobët e projekteve që kanë gjetur kanë qenë ndër arsyet e vonesave në përfundimin e rrugës, Prishtinë- Mitrovicë, Prishtinë- Podujevë, Prishtinë-Gjilan dhe rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Për këtë të fundit, Aliu tha se sot kanë marrë vendim në qeveri për shpronësim të pronave në këtë rrugë nacionale, derisa tha se kanë paraparë buxhet prej 32 milionë euro për të gjithë projektin Kijevë-Dollc.

-Advertisement-

“Buxheti prej 32 milionë euro është paraparë për tri vite. Viti i parë do të ketë 4 milionë euro, vitin 2024 do të jenë 13 milionë, kurse vitin 2025 do të jenë 15 milionë euro”, shtoi Aliu.

I pyetur për ndërtimet ilegale në veri, Aliu tha se atje deri më tani nuk janë implementuar si duhet ligjet e Kosovës.

Ndërkaq, tha se nuk ka asnjë ngecje për ndërtimin e një stacioni policor në Leposaviq, por janë duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

“Nuk ka ngecje është marrë vendimi i qeverisë, njëherë është shpall interes nacional pastaj është shpallur vendimi për shpronësim. ”, përfundoi ai. /KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera