Lajme

“Rruga e dajës së VETËVENDOSJE!-s”, PSD me aksion kritikon Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 02 June 2022

Partia Socialdemokrate me një aksion të radhës ka kritikuar për nepotizëm qeverisjen aktuale të Albin Kurtit, duke e emëruar një rrugë “Rruga e dajës së VETËVENDOSJE!-s”.

Pas raportimeve në media për parregullësi në tenderin e një rruge, këtë kjo parti po e quan “grabitje të pastër të pasurisë publike” nga ana e partisë në pushtet.

“”Daja” është emri nepotist i kapitalizmit grabitqar. Problem aq sa vetë fenomeni është shpjegimi i tij. Përqendrimi i vëmendjes ka qenë tek afërsia familjare me njerëzit e pushtetit dhe sidomos kërkesa për ta gjetur me çdo kusht zyrtarin e korruptuar”, thuhet në reagimin e PSD-së.

-Advertisement-

PSD po e akuzon Qeverinë Kurti se po lejon institucionet të ndikohen nga bizneset.

“Kjo përhumbje te daja, tezja ose zyrtari i korruptuar ka lënë jashtë vëmendjes operacionin strukturor: ndikimi i bizneseve të mëdha në institucionet e shtetit. Një klasë e tërë pasunarësh është majmur me miliona nga lejet, licencat e tenderët publikë. Akumulimi i tyre është grabitje e pastër e pasurisë publike. Paratë dëgjuam se po përmenden midis kompanive private, puna është kryer në shtet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera