Rrudhja e ISIS po kthen në shtëpi luftëtarët
Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 20 August 2017
Ndërsa kërkimi i antarëve të mbetur të celulës marokene, përgjegjëse për sulmet terroriste në Spanjë vazhdon, vëmendja tani po spostohet ngadalë tek qindra xhihadistët e kthyer përmes ngushticës së Gjibraltarit, kontigjent që shton kërcënimin në dyert e Europës.
Rreth 1.000 xhihadistë mendohet të kenë marrë rrugën e kthimit në Marok e Tunizi, pas shembjes së Kalifatit Islamik.
Nga maroku ishin 6 prej 12 terroristëve që organizuan sulmet në Katalonjë.
Vetëm një ish lider i krahut operacional të grupit të dhunshëm ekstremist e ka pranuar se eksodi i luftëtarëve të ISIS-it përfshin militantë të zemëruar nga statusi i tyre në Europë.
Tokat e kontrolluara prej ISIS-it rrudhën për javë dhe disa prej ithtarëve të grupit janë duke e transportuar zemërimin në vendet e tyre të lindjes.
Afërsia e Marokut me Spanjën ndihmon në ndërmarrjen e sulmeve apo edhe infiltrimin e mëtejshëm në kontinentin e vjetër.
Në kulmin e fuqisë së ISIS-it, 1.600 marokenë besohet të kenë udhëtuar drejt Irakut e Sirisë, çka i bën ata, njërin prej grupeve më të mëdha të shtetasve të huaj në Kalifatin e tkurrur me aq shpejtësi.
Gati gjysma e këtyre njerëzve llogaritet të jenë vrarë. Afrika e Veriut, prej kohësh një terren pjellor i ekstremizmit, tani shihet çdo ditë e më shumë si platformë lëshimi për sulmet drejt Europës, një formë shpagimi kjo ndaj humbjes së tokës dhe luftëtarëve të Shtetit Islamik.
Ish lideri i ISIS-it, i tërhequr në 2015-ën, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, rrëfen se ka pasur kontakte me shumë marokenë të radikalizuar që përpara bashkimit me ISIS-in.
Më të pakënaqurit, sipas tij, janë ata që kanë jetuar në Francë. Sensi i luftës së klasave në shoqëri të perceptuara si jomikpritëse ka qenë element i përbashkët i shumë burrave dhe djemve të nisur drejt Afrikës së Veriut, për t’u bashkuar me ISIS-in.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...