Lajme

Rron Gjinovci: Nëse KFOR-i s’mundet më i rujt kufijtë, ta çojmë FSK-në në Veri

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 14 June 2023

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Rron Gjinovci i cili tashmë drejton një organizatë për monitorimin e arsimit në vend, ka reaguar për rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit të shtetit nga Serbia.

Gjinovci ka thënë se nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollua kufijtë, atëherë duhet që të vendoset ushtria e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë.

“Nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollu kufijtë atëherë FSK duhet me u vendosë përgjatë kufinit me Serbinë. Boll mo me hajgare”, ka shkruar Gjinovci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera