Lajme

Rron Gjinovci ia kërkon dorëheqjen Martin Berishës

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 22 April 2022

Aktivisti Rron Gjinovci i ka bërë thirrje Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që të jap dorëheqje nga kjo pozitë, pasi televizioni slloven e përmendi dje si të përfshirë në një skandal financiar që është zbuluar në Slloveni, tri ditë para zgjedhjeve.

Gjinovci ka thënë se më e pakta që mund të bëjë Berishaj është që të jap dorëheqje, deri në sqarimin e situatës.

“Kosova ka nevojë për standard të ri në politikë. Kur akuzohesh prej medieve ndërkombëtare për korrupsion, e pakta që mundesh me bo për Kosovën është me dhanë dorëheqje deri sa të sqarohet situata, sepse Kosova s’mundet me përballu këso përfolje në diplomaci.”, ka shkruar Gjinovci.

-Advertisement-

Tutje, Gjinovci ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Kurti për moralin në politikë, duke pyetur se çka po dallojnë politikanët që ishin me këta që janë tash.

“Na kena pritë që qeverija dhe presidentja na sjellin standarde të reja etike e morale në politikë. Siç thoshte Shkëlqesia e tij Kryeministri “na duhet t’ia kthejmë moralin politikës”. Përndryshe, çka po dallojnë ata që ishin me këta që janë?”, ka shkruar Gjinovci.

Berishaj i ka mohuar sot akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Ai ka paralajmëruar padi ndaj portalit që ka publikuar skandalin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera