Lajme

Rrokulliset dhjetëra herë me veturë nga kodra dhe bie në lumë, gruaja nga Spanja humb jetën – kalimtari i rastit filmon gjithçka (Video, +18)

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 10 August 2018

Një grua 58-vjeçe nga Spanja ka humbur jetën kur vetura në të cilën ishte rrokulliset nga një kodër dhe përfundon në lumë, derisa bashkëshorti i saj kishte dalur jashtë për t’i shkrepur disa foto.

Ai është arrestuar sot nga policia nën dyshimin se ka kryer “masakër” ndaj gruas, megjithatë ai pretendon se vetëm kur është rrokullisur vetura e kishte kuptuar se ajo kishte qenë ende brenda,

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Alarcon në provincën Cuenca, ndërsa pamjet amatore janë filmuar krejt rastësisht nga një kalimtar rastit, ku shihet se si vetura e tipit Land Rover Discovery rrokulliset me dhjetëra herë dhe përfundon në ujë.

-Advertisement-

Ky kalimtar fillimisht kishte dëgjuar një zhurmë dhe kjo e shtyu të filmon, dhe pas disa sekondave e kupton që një veturë po rrokullisej nga mbi 20 metra lartësi.

Në video shihet se viktima kishte “fluturuar” nga xhami i përparmë para se vetura të përfundonte në ujë, ndërsa ekipet e hetuesve pritet të marrin rezultatet përfundimtare për të konstatuar nëse kishte defekt teknik vetura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera