Auto&Tech

Rrjedhin fotot e para të serisë së ardhshme të kamerave GoPro, HERO 7

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 20 September 2018

Kur është fjala për kamerat e sportit, është e sigurt të thuhet se GoPro është pak a shumë firma e parazgjedhur që vjen në mendje. Për të gjithë entuziastët e GoPro, kemi një lajm të mirë: kompania duket se ka vendosur të njoftojë kamerat e reja së shpejti, sepse në sajë The Verge, në faqen zyrtare janë publikuar aksidentalisht një grup i ri i kamerave GoPro Hero 7, përpara njoftimit të tyre.

Nëse rrjedhja është e saktë, ne po shohim tre variante të HERO7. Kjo përfshin modelin mesatar HERO7 Silver, atë fillestar HERO7 White dhe modelin më të lartë të linjës në formën e HERO7 Black. Modeli i fundit ka aftësinë të transmetojë video të drejtpërdrejta dhe do të përmbaj një sensor 12MP me aftësinë për të xhiruar 4K në 60fps.

-Advertisement-

HERO7 Black gjithashtu ka një tipar të quajtur HyperSmooth i cili në thelb sjell stabilizimin digjital të imazhit. Për ata që nuk kanë nevojë për një kamerë të tillë të lartë, ekziston edhe HERO7 Silver që ka një sensor 10MP që xhiron 4K në 30fps, dhe HERO7 White që gjithashtu ka një sensor 10MP, por xhiron video 1080p në 60fps .

Nuk ka asnjë detaj për çmimet e këtyre kamerave ende, por duke pasur parasysh rrjedhjen, ne presim që GoPro të bëjë një njoftim zyrtar në të ardhmen e afërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera