Rritja e taksës për makinat në Shqipëri, si ndryshojnë tarifat pas 1 janarit
Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 24 December 2017
Pas 1 janarit, taksa për makinat e luksit do të rritet.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi dje se, me hyrjen në fuqi të paketës fiskale, nga 1 janari 2018 ndryshojnë taksat për makinat e luksit, shkruan “Panorama”.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi se ndryshimet e paketës fiskale do të zbatohen nga të gjithë pronarët që kanë makina luksoze ose e thënë ndryshe, mjete me kapacitet 6+1 vende.
Aktualisht, kjo taksë paguhet për mjetet me kapacitet deri në 4+1 vende. “Në kuadër të paketës së re fiskale, e cila do të zbatohet përgjatë vitit 2018, me ligjin nr.104/2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975”, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse, ”automjete luksoze” konsiderohen autoveturat deri 6+1. thuhet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon se taksën e luksit do ta paguajnë të gjithA makinat që kanë kapacitet vendesh 6 +1 nëse plotësojnë kriterin e vlerës së çmimit ose të cilindratit.“‘Automjet luksoz’” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3 ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5,000,000 lekë.”, thuhet në letrën e Tatimeve.
Pra, e thënë ndryshe, taksa e makinave të luksit do të paguhet për ato mjete me kapacitet 6+1, që plotësojnë të paktën njërin nga kushtet ose makina ka çmimin deri në 5 milionë lekë ose cilindrat 3 mijë cm3. Nga rritja e taksës, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, do të preken 909 makina dhe efektet në të ardhurat e buxhetit do të jenë 19 milionë lekë.
SA DO TË PAGUAJNËPër ta konkretizuar për qytetarët se sa taksa do të paguajnë pas 1 janarit pronarët e këtyre makinave, po ju sjellim një shembull. Në rast se një qytetar disponon një makinë me kapacitet vendesh 6+1 dhe plotëson një nga kriteret e vendosura në ligj, atë të çmimit ose cilindratit, do të paguajë taksën prej 70 mijë lekë për regjistrimin e makinës dhe taksën e përvitshme në masën 21 mijë lekë.Pra, nëse makina është me kapacitet vendesh 6+1 dhe çmimi i blerjes së saj është 5 milionë lekë, ky pronar do të paguajë taksën e regjistrimit të makinës si mjet luksoz, që është 70 mijë lekë dhe taksën e përvitshme 21 mijë lekë. Taksat e reja do të paguhen edhe në rast se makina me 6+1 vende është me cilindrat 3 mijë cm3.
Aktualisht, taksa e luksit paguhet vetëm nga makinat me kapacitet vendesh 4+1, por ndryshimet e ligjit erdhën për shkak të abuzimeve, që shumë drejtues makinash kryenin për të evituar pagimin e taksave.
Sipas ligjit në fuqi, pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...