Lajme

Rritja e pagës për 6 euro e 80 centë, Azemi: Kjo është tallja më brutale me qytetarin

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 27 August 2024

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për deklaratat për rritje të pagës për 6 euro e 80 centë.

Sipas Azemit, në Kosovë çmimi i rrymës është rritur 100 për qind, tatimi 100% si dhe rritjet e çmimeve.

“Kjo është tallja më brutale me qytetarin, i cili do të ua tregojë vendin me 9 shkurt 2025” – ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Matjet sipas World of Statistics, e nxjerrin Kosovën vendin më të varfër në Evropë pas Ukrainës që është në luftë;

Çmimi i rrymës është rritur 100% e po ngriten aktakuza ndaj atyre që keqpërdorën me të;

Po ashtu tatimi në pronë është shtrenjtuar 100%;

Shporta e qytetarit sot kushton 50% më shumë

E në krejt këtë realitet, Qeveria e Kosovës po krekoset me rritje të pagave për 6 euro e 80 centë.

Kjo është tallja më brutale me qytetarin, i cili do të ua tregojë vendin me 9 shkurt 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera