Rritja e numrit të aksidenteve fatale e nxjerr në konferencë ministrin dhe kreun e policisë
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 20 December 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur konferencë për media bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën.
Përpara medieve Sveçla dhe Hoxha kanë folur për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor.
Sveçla tha se aksidentet me fatalitet janë tejet shqetësuese për autoritetet, sidomos aksidenti që përfundoi me fatalitet për tre të rinj në Prizren dhe ai i mbrëmshmi në Podujevë.
“Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të PK-së kemi diskutuar për masat që duhet të merren, sidomos për masat ndaj garave me automjetet automobilistike. Vitin që po e mbyllim edhe pak ditë, PK ka shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara të jashtëligjshme. Policia e Kosovës të njëjtit grup të së shtunës ua kishte parandaluar organizimin e garave. Të njëjtit kishin edhe gjoba”, tha Sveçla.
Ministri Sveçla shtoi se zyrtarët e trafikut janë pajisë me kamera dhe pajisje të mençura për identifikim të shkelësve të rregullave të komunikacionit.
Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi se kjo temë e shumë e ndjeshme.
Hoxha ka prezantuar shkaqet e aksidenteve përgjatë vitit duke treguar se nga përqindja më e madhe e aksidenteve me fatalitet, më së shumti kanë pësuar shoferët.
Ai shton se Policia e Kosovës ka planifikuar masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë shtimin e njësiteve, inspektimeve lokale, teksa bën apel te të gjithë që të ketë më shumë kujdes.
Nga Plani Operativ për parandalimin e garave me automjete, nga 1 prilli e deri më sot janë shqiptuar 193 gjoba, janë konfiskuar 10 automjete dhe janë parandaluar 50 gara në të gjithë territorin e vendit.
Nga 1 janari e deri më 18 dhjetor, Hoxha thotë se janë shkaktuar 93 aksidente me fatalitet nga të cilat kanë vdekur 103 qytetarë.
Më së shumti aksidente me fatalitet pati në korrik, me 18 aksidente me fatalitet dhe 18 jetë të humbura.
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...