Rritja e investimeve të huaja, tregues i ekonomisë së qëndrueshme
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 09 October 2024
Investitorët ndërkombëtarë po rritin investimet e tyre në tregun e aksioneve të Kinës, të nxitur nga optimizmi lidhur me valën e fundit të politikave të reja ekonomike që synojnë nxitjen e rritjes dhe të rimëkëmbjes, kanë njoftuar media ndërkombëtare.
Fondet globale të investimeve private po vënë shuma të mëdha në aksionet kineze në nivele të larta, tha “Bloomberg”, duke përmendur “Mount Lucas Management”, një kompani me bazë në ShBA e listuar në bursë, “GAO Capital” të Singaporit dhe “Timefolio Asset Management” të Koresë së Jugut ndër ata që po tregojnë optimizëm për tregun kinez.
Ndërsa bursat e Kinës u mbyllën për pushimet e fundit shtatëditore të Ditës Kombëtare, fondet e tregtuara në Bursën e Tokios lidhur me Kinën arritën nivele rekord të premten e kaluar, sipas “Nikkei Asia”.
“Goldman Sachs” ka nxjerrë një sërë raportesh optimiste mbi tregun kinez të aksioneve, duke e ngritur vlerësimin e vet për aksionet kineze në nivelin e ashtuquajtur “mbipeshë”, njoftoi “Bloomberg”.
Është një lëvizje masive në një sasi të shkurtër kohe për ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kjo do të ketë efekte të përhapura, duke ngritur të gjitha tregjet e reja,” theksoi për “Forbes” drejtor i Investimeve në “Prime Capital Financial” Will McGough, duke iu referuar masave stimuluese të Kinës.
Këto masa tashmë i kanë ngritur treguesit dhe vlerën e monedhës kineze, aksionet e firmave evropiane të mallrave të luksit, kompanitë minerare globale dhe çmimet e mallrave, vuri në dukje “Wall Street Journal”, duke shtuar megjithatë se veprimet e Kinës në muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtare për të përcaktuar drejtimin afatgjatë të ekonomisë kineze.
Një njoftim kyç ishte se projektet e investimeve me vlerë 200 miliardë juanë (14.14 miliardë dollarë) që janë në planet e vitit të ardhshëm do të zbatohen përpara kohe këtë vit për të mbështetur organet e pushtetit vendor në përshpejtimin e punës paraprake dhe të ndërtimit.
Instituti kinez i politikave “Finance 40 Forum” tha se plani i qeverisë për të investuar fillimisht 200 miliardë juanë mund të nxisë një ngritje të rëndësishme të rritjes ekonomike në tremujorin e katërt dhe ta ndihmojë Kinën të arrijë objektivin e saj vjetor të rritjes prej 5 %.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Zhivkoviq, flasin rreth bashkëpunimit të qeverisë me UNDP-në
Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmëssekretaren e ...
-
Kurti takon ministrin e Jashtëm italian, thekson nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së ...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një person në Istog
Para pak minutave është bërë e ditur se ka humbur jetën një person në Bellopo...
-
Kompania GEN mori 15 milionë euro nga Kosova, hulumtimet e Infokusi-t për Martin Berishajn që trazuan Dejona Mihajlin
Sot Nacionale publikoi disa biseda private në mes të ish kryeshefit të Korpor...
-
Safet Gjici kërkon lirinë për probleme shëndetësore, ja si i përgjigjjet gjykata
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë për në datën 11 Nëntor seancën për ish-kryebash...
-
Visar Azemi: Qeveria e Vetëvendosjes ka dështuar në premtimin për “Qeveri me duar të pastra”, korrupsioni po lulëzon
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, në një konferëncë për m...
-
Bedri Hamza publikon këtë video tejet unike me qytetarët e Vushtrrisë
Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se qeverisjen e tij ...
-
Email-i për bombë pranë Ambasadës Ukrainase në Tiranë, policia: Ishte alarm i rremë
Policia e Tiranës ka njoftuar se alarmi për bombë në Ambasadën Ukrainase në T...
-
Lajçak: Ka ardhur koha që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet realitet
I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosla...
-
Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon ushtarë dhe armë në Rusi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se Koreja e Veriut ka dërg...
-
Ndahet Çmimi Nobel në Ekonomi, këta janë tre fituesit
Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson kanë fituar Çmimin Nobel ...
-
Bedri Hamza nga Vushtrria: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me q...