Rritja e çmimit të naftës, SHBA thirrje Kievit: Mos godisni më rafineritë ruse
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 27 March 2024
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse me argumentin se goditje të tillë mund të rezultojnë në një rritje të çmimeve globale të naftës dhe të nxisin Moskën të hakmerret.
Paralajmërimet e përsëritura nga Washingtoni i janë përcjellë zyrtarëve të lartë të SBU, shërbimit të sigurimit shtetëror të Ukrainës dhe drejtorisë së saj të inteligjencës ushtarake të njohur si GUR, shkruan Financial Times.
Që nga fillimi i pushtimit rus, këto dy shërbime të inteligjencës ukrainase kanë zgjeruar vazhdimisht programet e tyre të dronëve për të përfshirë objektivat ruse në tokë, det dhe në ajër.Media e njohur citon një zyrtar identiteti i të cilit nuk bëhet publik të pohojë se SHBA është gjithmonë e më e shqetësuar nga sulmet ukrainase me dronë të cilat shënjestrojnë rafineritë e naftës, terminalet e depot anembanë Rusisë, duke dëmtuar kapacitetin e saj prodhues.
Pak ditë më parë, Ukraina i sulmoi rajonet ruse me 35 dronë, duke shkaktuar zjarr në një rafineri nafte, e vuri në shënjestër Moskën dhe shkaktoi pengesa në furnizim me energji elektrike në disa zona kufitare. Rusia mbetet një prej eksportuesve kryesorë të naftës në botë, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura nga perëndimi për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...