Lajme

Rritja e çmimit të naftës, reagon ministria

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 30 March 2022

Këtë të mërkurë në media u raportua se çmimi i naftës po shitet me çmim prej 1.69 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë çështje ka reaguar Ministra e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku përmes një postimi në “Facebook”, kanë thënë se paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit.

Gjithashtu, nga kjo ministri kanë thënë se autoritetet janë duke inspektuar në terren.

-Advertisement-

Ndërkaq, përmes këtij postimi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë thirrje tek qytetarët që t’i adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.

Kujtojmë se çmimi më i lartë i naftës në Kosovë disa javë më parë shkoi deri në 1.8 euro./Gazeta Infokus/

LEXO: Çmimet e naftës ulen në botë, rriten në Kosovë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera