Lajme

Rritja e çmimeve, Kurti del sot në terren, viziton një fabrikë të vajit

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 10 March 2022

Përpos rritjes së çmimit të faturës në energji elektrike, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje enorme të çmimeve në secilin produkt.

Ajo çfarë ishte tejet shqetësuese ishte rritja e çmimit të vajit brenda ditës në një masë të jashtëzakonshme.

E siç duket si shkak i kësaj situate të krijuar, kryeministri i vendit, Albin Kurti vendosi që sot të vizitojë pikërisht fabrikën “Floil” në Gjilan e cila bënë prodhimin e vajit.

-Advertisement-

“1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizitojnë fabrikën “ Floil” në Gjilan. VENDI: Fabrika “ Floil”, Gjilan. KOHA: 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. Ndryshe Kurti dje rritjen e çmimeve është munduar të arsyetojë me situatën e krijuar në Ukrainë”, thuhet në kokunikatën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera